Prigozhin: Të 25 mijë vetat e Wagner-it jemi të gatshëm të vdesim në Rusi

E publikuar: 24/06/2023 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një mesazh të postuar në Telegram të shtunën në mëngjes, Yevgeny Prigozhin tha se të gjithë anëtarët e grupit të tij të mercenarëve Wagner ishin “gati të vdisnin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

“Të gjithë ne jemi gati të vdesim. Të gjithë 25,000, dhe më pas 25,000 të tjerë”, tha ai në një mesazh audio, duke shtuar se aksioni po ndërmerrej “për popullin rus”.