Prezantohet Lenjani te Nantes: Do të jap më të mirën

18.08.2015 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prezantohet Lenjani te Nantes: Do të jap më të mirën

Ermir Lenjani u prezantua këtë të martë te skuadra e Nantes, ku u huazua për një vit nga Rennes me të drejtën e blerjen në fund të sezonit. Në krah të futbollistit të kombëtares shqiptare u shfaqën shefi ekzekutiv i klubit, Franck Kito dhe trajneri Michel Der Zakarian, të cilët folën me superlativa për 26-vjecarin. Në prononcimin e tij të parë se futbollist i Nantes, Lenjani u shpreh i lumtur për këtë transferimin, duke theksuar se më e rëndësishme për të është besimi që i kanë dhënë në këtë ambient të ri.

Nuk kam kaluar shumë gjëra pozitive te Rennes, kam luajtur në vetëm tri takime si zëvendësues. Sigurisht që për mua nuk është gjë e mirë. Tani jam këtu dhe mund të them se kam besimin e trajnerit dhe të drejtuesve. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Miqtë e mi më kanë folur për Nantes, për historinë e këtij klubi. E njihja mirë këtë skuadër përpara se të firmosja me Rennes. Do të bëj maksimumin që t’i bëj të lumtur trajnerin dhe tifozët e Nantes.

Transferimi i Lenjanit nga Rennes te Nantes ka bërë shumë përshtypje edhe për faktin se dy klubet në fjalë njihen për rivalitetin historik në futbollin francez.

“Nantes është një klub popullor në Francë dhe kjo është dicka pozitive për cdo futbollist që bëhet pjesë e këtij klubi. Muk e kisha vënë re dicka të tillë në asnjë klub tjetër, jam shumë i lumtur që erdha këtu. Miqtë e mi më kanë folur edhe për rivalitetin mes Nantes dhe Rennes, por une nuk kam luajtur shumë me Rennes. Unë tani jam pjesën e Nantes, Rennes i përket të kaluarës”

Më pas futbollisti i lindur në Gjilan jep detaje për pozicionin e tij në fushë nga Saint Gallen te përfaqësuesja kuqezi.

“Te Saint Gallen në Zvicës kam luajtur si anësor i majtë në të gjitha ndeshjet. Në kombëtare ne luajmë me 5 mesfushore ose me skemen 4-3-3 dhe unë pozicionohem në mesfushë. Në të majtë mund të luajë në cdo pozicion, por unë preferoj të luaj në mbrojtje”.

Lenjani iu bashkua grupit të futbollistëve në stërvitje, duke u shprehur gatishmërinë për të dhënë kontribut në formacion që në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Reims.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)