Pret ananasin me kujdes dhe shpejtësi marramendëse, çudi si ende i ka të gjitha gishtat (Video)

E publikuar: 31/10/2017 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitësi i paemëruar nga Devao i Filipineve, ka treguar aftësinë me thikë, në prerjen dhe qërimin e ananasit.

Pamjet ku ai tregon se si e përgatitë këtë fryt për ngrënie, janë realizuar para katër vitesh, por që tani u popullarizuan në internet, transmeton Telegrafi.

“Si ka mundësi që i ka të gjitha gishtat, vetëm një herë provova ta qëroj ananasin gati preva duart”, ka qenë komenti që ka marrë më së shumti pëlqime.

Më poshtë mund të shihni aftësitë e tij, teksa me kujdes dhe shpejtësi marramendës, kryen gjithçka derisa e zbrazë ne qese pjesën që është për ngrënie. /Telegrafi/