Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjet ortodokse.
Zyra e Presidentes ka dalë me një njoftim ku thuhet se Osmani uron që në këtë ditë shtëpitë e besimtarëve orotodoks të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Urimi i plotë i presidentes Osmani:
Presidentja Vjosa Osmani uron Krishtlindjen ortodokse
I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!
Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!

















