Presidentja Osmani takohet sot me subjektet politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

E publikuar: 04/06/2025 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, bëri të ditur dje Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.