Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë

E publikuar: 08/06/2022 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, raporton Ekonomia Online.Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, dhe se nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.

Ndërkaq, pas këtij takimi, Dendias në ora 15:50 do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në ndërtesën e Qeverisë.