Presidentja Osmani nga terreni i ‘Defender 25’: Kosova, e gatshme për anëtarësim në NATO

E publikuar: 03/06/2025 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe”.

Osmani ka thënë se ky bashkëpunim tregon se Kosova jo vetëm që është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, por njëkohësisht është e gatshme që të jetë shtet dhe anëtar i NATO-s.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka thënë Osmani, shkruan Express.

Ajo ka thënë se ushtrimi “Defedender 25 është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovës”.