Presidentja Osmani nga Granada: Nuk ka vazhdim të dialogut pa e sanksionuar Vuçiqin

E publikuar: 05/10/2023 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian. Osmani ka thënë se janë kohë të vështira që po kalon kontinenti evropian dhe në veçanti Kosova.

Shefja e shtetit ka përmendur agresionin e shtetit serb ndaj Kosovës, që u realizua nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh.

Presidentja Osmani ka thënë se, në këtë qëndrim të saj në Granada do të kërkojë nga aleatët dhe partnerët që të vendosin sanksione ndaj Serbisë, në mënyrë që Serbia të mos inkurajohet që të përsëris akte të tilla përsëri.

“Janë kohë të vështira për evropën, vecanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri.“, ka thënë preisdnetja Vjosa Osmani.

Ajo shtoi se nuk sheh arsye për takim veç e veç me Vuçiq, apo për vazhdim të dialogut, para se të vendosen sanksionet ndaj Serbisë, pak aktit terrorist në veri të vendit.