Presidentja Jahjaga fton palët ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 23/12/2015 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga në reagimin e saj pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese u ka bërë thirrje palëve që ta respektojnë këtë aktgjykim.
Ja çfarë thuhet në aktgjykim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.