Presidentja e Komitetit të Kryqit të Kuq: Situata humanitare në Gaza është një “dështim katastrofal”

E publikuar: 29/10/2023 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për depërshkallëzim të menjëhershëm të armiqësive në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

“Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza në mes të bombardimeve masive dhe me një rrethim ushtarak në vend nuk ka gjithashtu një përgjigje adekuate humanitare aktualisht. Ky është një dështim katastrofik që bota nuk duhet ta tolerojë.” – tha presidentja e KNKK-së, Mirjana Spoljariq.

Spoljaric shtoi se “imperativi i menjëhershëm duhet të jetë shpëtimi i jetëve” duke siguruar që shërbimet e kujdesit shëndetësor, uji dhe energjia elektrike të rikthehen në Gaza.

“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët janë të detyruara të kursejnë civilët nga efektet e operacioneve ushtarake në çdo kohë, të bëjnë dallimin midis civilëve dhe objektivave ushtarakë dhe të mos përdorin kurrë mburoja njerëzore për të parandaluar sulmet e objektivave ushtarake.” –  tha Spoljariq.

KNKK bëri thirrje edhe për “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve” dhe përsëriti ofertën e mëparshme të organizatës për të lehtësuar çdo operacion të ardhshëm të lirimit të pengjeve.