Presidentja do të nisë javën tjetër kontaktet me krerët e partive politike

18.10.2015 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Presidentja do të nisë javën tjetër kontaktet me krerët e partive politike

Kriza politike në Kosovë, ku opozita po kërkon tërheqjen e qeverisë nga marrëveshjet me Serbinë, ka shtyrë ambasadat e huaja në Prishtinë, që të nxisin udhëheqësit politikë për një tryezë të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje.

Duke u thirrur në burime të veta, TCh bën me dije se disa ambasadorë të vendeve të Kuintit i kanë propozuar presidentes Atifete Jahjaga, por edhe krerëve të Kuvendit dhe Qeverisë, që të koordinohen dhe të gjejnë forma për t’u ulur me udhëheqësit e opozitës për të gjetur një zgjidhje.

Mësohet se, presidentja Atifete Jahjaga, pas takimeve që ka pasur me ambasadorin amerikan dhe me kryeministrin Isa Mustafa, në fillim të javës së ardhshme do të nisë kontaktet me krerët e partive politike, për të parë idetë e tyre për organizimin e një takimi të përbashkët të udhëheqësve partiakë.

Përfaqësuesit e partive opozitare e shohin në forma të ndryshme, idenë e dialogut me përfaqësuesit e qeverisë për daljen nga kriza, pasi kanë frikë se kryeministri Mustafa nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi për dialog, por jo për dialog që përdoret si mbulesë për të zbatuar më pas marrëveshjet. Ne, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë, kanë qenë me synimin për të penguar zbatimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri Mustafa. Në këtë rast, ajo e Asociacionit të Komunave, që ka nënshkruar kryeministri Mustafa, dhe ajo e demarkacionit, që ka nënshkruar zoti Thaçi. Ne nuk do të lejojmë të bëhemi instrumentë të mbulesës, që do të çojë në zbatimin e tyre. Jemi për dialog, në rast se kryeministri Mustafa, para se të ulet në tavolinë me partitë opozitare do të reflektojë mbi kërkesat e opozitës, lidhur me këto dy marrëveshje”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

“Mundësia për t’u ulur bashkë ka përfunduar shumë më herët. Është paksa e pamundur, që udhëheqësit politikë, siç janë Mustafa e Thaçi, që kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje kaq të dëmshme për Kosovën, të ulen për një kompromis me krerët e opozitës. Natyrisht që, do të ishte ideale sikur të ekzistonte një mundësi e tillë, por besoj se, nëse e kuptojmë situatën në të cilën gjendemi, marrëveshjet që janë nënshkruar, një mundësi e tillë nuk është reale”, tha Driton Çaushi, nënkryetar i VV-së.

Për sa kohë që udhëheqësit partiakë ndodhen në pozicionet e tyre aktuale dhe Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar, ambasadorët e akredituar në Prishtinë paralajmërojnë se, bllokada mund të shtyjë procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset e tjera integruese të vendit./TCh

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur