Presidentja deklaron banesë, shtëpi e Mercedes, por në bankë i ka rreth 300 euro

E publikuar: 05/05/2023 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë e saj. Ajo ka deklaruar një banesë, një shtëpi, një tokë dhe veturë Mercedes.

Presidentja ka deklaruar se para të gatshme mbi 300 euro në bankë.

Ndërkohë në të ardhurat vjetore ka deklaruar 33 mijë euro e 32 euro, teksa në mëditje, udhëtim zyrtar 7 mijë e 678 euro.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar se përfiton 36 mijë e 966 euro nga thesari i Kosovës.