Presidenti Thaçi i drejtohet qytetarëve për zgjedhje (Video)

E publikuar: 10/06/2017 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thaçi u drejtohet qytetarëve me video mesazh për zgjedhje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u është drejtuar qytetarëve me një video mesazh, ku i fton ata të dalin dhe të votojnë.

Videon, Thaçi e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Prandaj, si president i juaji, me lejoni t’ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar.

Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.

Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm.