Presidenti, Kuvendi nis votimin për kandidaturën e Metës

E publikuar: 28/04/2017 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme pasditen e kësaj të premteje, ka nisur votimin për kandidaturën e Ilir Metës si presidentit të ri të Republikës.

Të pranishëm në sallë janë 88 deputetë, siç e kërkon edhe Kushtetuta; ndërkohë që për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota pro.

Për kandidaturën e Metës kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU.

Mbrëmjen e djeshme, Kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.