Presidenti i Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut ‘ia thirrin’ këngës – video postohet nga Vuçiq

E publikuar: 17/11/2023 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ceremonisë së hapjes së Panairit të Dytë Ndërkombëtar të Verës Wine Vision of the Open Balkans dhe takimeve dypalëshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaqevski dhe presidentin malazez Jakov Milatoviq, janë fotografuar duke darkuar në një restorant të Beogradit.

Një video nga restoranti është publikuar në Instagram dhe Vuçiq së bashku me turmën kanë kënduar këngën e famshme të Haris Xhinoviqit “Dajte vina, hocu lom”.

“Rroftë miqësia mes Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, shkroi Vuçiq në instagramin e tij.