Presidenti i Austrisë shkel rregullat e daljes dhe kapet nga policia

E publikuar: 25/05/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Austrisë Aleksandër Van der Bellen theu rregullat e vendosura për shkak të situatës së Covid-19, pasi policia e zbuloi atë në një restorant bashkë me gruan e 2 miq përtej orarit të lejuar që është 23:00.

Ai ndodhej në restorantin ‘Sole’ i cili ndodhet në zemër të Vjenës dhe që është në pronësi të shqiptarit Aki Nuredinit. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Presidenti van der Bellen tha se ishte habitur duke bërë muhabet dhe nuk e kishte parë orën, shkruan fr.sputniknews.com.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehu pendesën e tij dhe tha se kishte kryer një gabim.

“Unë dola për të ngrënë për herë të parë që nga fillimi i masave kufizuese me gruan time dhe dy miq. Biseduam dhe fatkeqësisht nuk e vura re orën. Me vjen shume keq. Ishte një gabim”, tha ai.

Pronari i lokalit Aki Nuredini tha: “Presidenti është një klientët e mir të rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka e kam bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit.”

Sipas rregullave të reja për shkak të pandemisë lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro.