Abdixhiku kritikon Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

E publikuar: 12/05/2024 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim me qytetarët në Suharekë ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, është dorëzim me “ia dhanë Amerikën Serbisë” dhe me i lënë qytetarët pa shkolla e spitale.

“Patriotizëm më të madh se me mujtë Serbinë me njerëz duke ndejt në Kosovë nuk ka; patriotizëm e mujta Serbinë duke të ikë ka 50 mijë njerëz prej Kosovës nuk është. Me ia dhanë Amerikën Serbisë nuk është patriotizëm, duke lënë njerëz pa shkolla e spitale, është dorëzim”, tha Abdixhiku.

“Patriotizëm është me kanë i fortë politikisht, ekonomikisht”, shprehat ai.