Presidenti bëhet ‘pjesë’ e fushatës

E publikuar: 18/10/2017 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi para tri ditësh ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Klinës nga ish-subjekti të cilin e kishte drejtuar para se të vinte në krye të shtetit, PDK-ja.

Përfaqësuesit e opozitës kanë reaguar lidhur me këtë çështje, duke konsideruar se një gjë e tillë është krejtësisht antikushtetuese. Ndërsa analistët politikë thonë se Thaçi po sillet si president partiak e jo si president i të gjithë qytetarëve.

Ndonëse sipas Kushtetutës duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve të 22 tetorit po vazhdon të takohet me kandi- datë të caktuar për kryetarë komunash.

Vetëm para tre ditësh presi- denti Thaçi ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Klinës nga ish-subjekti të cilin e kishte drejtuar para se të vinte në krye të shtetit, PDK-ja. Përfaqësuesit e opozitës kanë reaguar lidhur me këtë çështje, duke konsideruar se një gjë e tillë është krejtësisht antikushtetuese.

Ata madje kanë paralajmëruar se pas mbledhjes së fakteve mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese lidhur me veprimet e fundit të Thaçit. Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se presidenti nuk ka përfaqësuar asnjëherë unitetin e popullit. Përkundrazi, sipas tyre, ai po përkrah kandidatët e ish-partisë që drejtonte dikur e që, siç shpre- hen ata, i pari i shtetit më shumë po sillet si president partiak sesa si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Zeri