Premier League planifikon ndryshim të rregullave të festimit, shkak Myles Lewis-Skelly dhe Erling Haaland

E publikuar: 05/02/2025 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Premier League po shqyrton një ndryshim të diskutueshëm të rregullave, pasi Myles Lewis-Skelly festoi golin duke imituar dhe ironizuar Erling Haaland.

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit shënoi golin e tij të parë profesional të dielën në fitoren 5-1 kundër Manchester Cityt dhe më pas festoi duke bërë gjestin e yogas së Haaland, i ulur në tokë me duart hapur – një veprim që norvegjezi e ka bërë shpesh pas golave të tij.

Kjo mënyrë festimi është përdorur më parë nga lojtarët e PSG-së për të tallur Haaland, pas eliminimit të Borussia Dortmundit nga Liga e Kampionëve disa vite më parë.

Nga erdhi përplasja mes Lewis-Skelly dhe Haaland?

Gjithçka duket se filloi në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Etihad Stadium, kur Haaland i tha Lewis-Skelly-t: “Kush dreqin je ti?” pas një goli të John Stones në barazimin 2-2.

Në sfidën e kthimit, jo vetëm Lewis-Skelly, por edhe Gabriel iu afrua Haalandit për të festuar pranë tij, ndërsa tifozët e Arsenalit kënduan një kore që përmendte komentin e Haaland për të “qenë i përulur”.

Festimi i Lewis-Skelly u cilësua “mungesë respekti” nga Gary Neville dhe Jamie Carragher, duke nxitur një debat mbi sjelljen e lojtarëve pas golave.

Premier League mund të ndëshkojë lojtarët për festime që konsiderohen tallëse

Sipas Tony Scholes, shefi i futbollit në Premier League, liga do të fillojë të monitorojë më nga afër festimet e golave dhe mund të vendosë masa ndëshkuese për rastet që cilësohen si tallëse apo provokative ndaj kundërshtarëve.

“Të gjithë na pëlqejnë festimet e golave. Disa prej tyre janë qesharake dhe argëtuese, por ka një kufi. Kur kalon në tallje ose kritikë, duhet të ndërhyjmë”, tha Tony Scholes

Raste të tjera të diskutueshme të festimeve në Premier League

Në të kaluarën, lojtarë të ndryshëm kanë përdorur festime provokative.

Jamie Vardy imitoi një shqiponjë pasi shënoi kundër Crystal Palace, por nuk u ndëshkua.

Iliman Ndiaye mori një karton të verdhë pasi festoi duke imituar një pulë deti kundër Evertonit.

Neal Maupay dhe James Maddison u përplasën kur Maupay bëri festimin e shigjetës së Maddison.

Phil Foden dhe Joshua Zirkzee janë kritikuar për festime me duart në formë pistolete, një gjest për të cilin Edinson Cavani u ndëshkua më parë.

Në NFL, festime të tilla mund të çojnë në gjoba të mëdha financiare, dhe Premier League mund të ndjekë një qasje të ngjashme. /GazetaExpress/