Prapaskena, Marseille tentoi Canën në minutat e fundit

10.09.2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prapaskena, Marseille tentoi Canën në minutat e fundit

Vonesa në transferimin e Lorik Canës te Nantes nuk lidhej me vështirësinë e kapitenit të Kombëtares për të gjetur një skuadër. Kalimi u zyrtarizua vetëm në orët e fundit të afatit për shkak të interesit në adresë të 32-vjeçarit.

Olympique Marseille u përpoq t’ia rrëmbejë mbrojtësin shqiptar klubit të Nantes. Prapaskena zbulohet nga Edvin Murati, ish-lojtari i përfaqësueses, tashmë në rolin e menaxherit të futbollistëve.

Në një prenoncim për mediat franceze, Murati zbuloi se Marseille nisi kontaktet me Canën në datën 28 gusht, menjëherë pas humbjes 2-0 në kampionat me Guingamp. Presidenti i klubit, Vincent Labrune ishte i bindur se kishte nevojë për një përforcim në mbrojtje dhe i telefonoi disa herë Lorik Canës dhe menaxherit të tij.

Sipas menaxherit Edvin Murati “Marseille provoi të siguronte firmën e kuqeziut deri në ditën e fundit të merkatos, por kapiteni i Shqipërisë i kishte dhënë fjalën Nantes”.

Edhe kur u informua për ekzistencën e një marrëveshje mes palëve, drejtuesi i klubit nga Vélodrome nuk u tërhoq. Laburne nisi kontaktet me homologët e klubit të Ligue 1 për të prishur akordin.

Për të siguruar shërbimet e Canës, Marseille i ofroi një lojtar në këmbim Nantes. Por, presidenti Waldemar Kita refuzoi çdo lloj marrëveshje për futbollistin të cilin e ka zbuluar në fillimet e karrierës në Lozanë, duke i thënë me shaka se Cana e nisi dhe do ta mbyllë karrierën me të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)