Portat dhe butonët për këtë telefon koncept janë të panevojshëm

E publikuar: 25/01/2019 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonit koncept që prezantoi vitin e kaluar, Vivo i dha një frymëmarrje të re këtë fillim vit.

Versioni i ri ka dizajn minimalist, me 5G, pa porta pa kornizë ekrani. Tashmë telefoni Apex do të quhet Vivo Nex.

Apex i ri do të jetë vala e parë e telefonëve, përfshirë Galaxy S10, që do të vinë me procesorin Snapdragon 855.

Përveç performancës më të lartë, çipi i ri ka modemin X50 5G. Gjithashtu në bord janë 12GB RAM.

Vivo Apex

Telefoni ska butonë fizikë, ska porta USB, ska grilë altoparlanti. Kudo që të prekni, ai është ekrani i telefonit. Fantastike apo jo?

Vivo ka zhvilluar gjithashtu një ndërfaqe të re e cila funksionon pa butonët kapacitivë. Është e ngjashme me ndërfaqen e Apple prezantuar në 2017-ën për iPhone X.

Apex i 2019-ës do të prezantohet zyrtarisht në Barcelonë muajin e ardhshëm. Disponueshmëria dhe çmimi mbeten për tu mësuar.