Policia s’po mund ta arrestojë Madanin

E publikuar: 09/09/2015 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është vënë sërish në kërkim të Agim Madanit, shtetasit nga Shqipëria, i cili plagosi me AK-47 një oficer policie në Pejë.

Megjithatë, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, i ka thënë KTV-së se Policia nuk ka mundur ende ta arrestojë të dyshuarin. Ai ka thënë se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

“Jemi vënë në kërkim të tij dhe në momentin që do ta arrestojmë do të informojmë publikun”, ka thënë ai për KTV-në.