Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar një operacion, ku në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është parandaluar kontrabanda me mallra.
Një mjet i cili po vinte nga shteti fqinj, dyshohet se përmes rrugëve malore kishte për qëllim kontrabandën e tekstilit në Kosovë.
“Gjatë kontrollit të realizuar në automjet është gjetur tekstil në disa thasë, kryesisht veshmbathje të ndryshme, në sasi prej gjithësej 617 copë, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas tregut kap shifrat rreth 7000 euro (shtatë mijë euro).”- thuhet në njoftimin e policisë.
















