Policia nuk jep detaje rreth vrasjes në Kumanovë

24.07.2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia nuk jep detaje rreth vrasjes në Kumanovë

Një ditë pas vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur si Komandant Shqiponja në Kumanovë, policia nuk jep informacione të detajuara rreth rastit.

Në kumtesën e MPB-së shkruhet vetëm se ka ndodhur një vrasje, të dyshuarit e të cilës i janë dorëzuar policisë, dhe se rasti po procedohet.

“Dje rreth orës 15:35, rrugës për në lagjen Bedinje, në bar-kafenë ‘Shpija jonë’, ka ndodhur një konflikt verbal, i cili është përshkallëzuar në atë fizik, për të përfunduar me përleshje me armë zjarri. Pas kësaj, 45 vjeçari me inicialet XH.R ka humbur jetën, ndërsa dy personat e tjerë SH.R 38 vjeç dhe G.D 38, kanë përfunduar me lëndime trupore. Për zbardhjen e rastit, policia ka arrestuar dy persona ndërsa disa të tjerë i ka shoqëruar t’i marrë në pyetje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë, nga Prokuroria Publike në Kumanovë thonë se dy të dyshuarit janë privuar nga liria dhe se pamjet nga kamerat e sigurisë së objektit ku ka ndodhur përleshja, janë marrë për shqyrtim.

“Prokurori përgjegjës ka kryer hetimin në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja një ditë më parë si pasojë e të cilës ka humbur jetë një 45 vjeçar, banor i Kumanovë. Bazuar në dys himet e para, dy persona janë privuar nga liria, tek të cilët është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja. Prokurori ka dhënë urdhër për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore të kufomës, hetimin e armës dhe sigurimin e video-incizimeve nga vendi i ngjarjes”, njoftojnë nga Prokuroria Publike në Kumanovë.

I vetmi zyrtar i BDI-së që foli për këtë ngjarje tragjike është nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti i cili kërkon që organet e partisë të mblidhen urgjentisht dhe të diskutojnë për këtë rast.

“Ai ishte pjesëtar i vitit 2001. Ishte një ndër figurat që dha kontribut të veçantë në zonën e Kumanovës. Gjithsesi se ishte edhe një aktivist i BDI-së. Gjithsesi se për detaje duhet të debatohet në organet partiake si ka ardhur deri te incidenti tragjik dhe presim edhe organet e drejtësisë deri në fund ta zbardhin rastin”, deklaroi Aliti.

I dyshuari për kryerjen e veprës, dhe njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani, dje në një prononcim ekskluziv për Alsat M tha se aktin e ka kryer në vetëmbrojtje, pasi është sulmuar nga një grup i personave.

“Kanë hyrë një grup në vendin e punës dhe na kanë sulmuar, kanë tentuar të mi shqyejnë dokumentet dhe dosjet të cilat i kisha para vete dhe isha duke punuar. Na kanë sulmuar me ulëse me grusht dhe për të mbrojtur dinjitetin tonë, ne kemi qenë të detyruar t’i nxjerrim armët për t’i frikuar. Bashkëshoqëruesi im ka gjuajtur në ajër për ti larguar por nuk janë larguar. 3 veta e kanë sulmuar atë, ndërsa 3-4 tjerë mua dhe në kacafytje e sipër, kanë krisur plumba. Keq më vjen për ngjarjen dhe me keqardhje po e përmendi, por organet e drejtësisë le ta caktojnë përgjegjësin. Por unw them se çdo gjë kemi bërë në vetëmbrojtje”, u shpreh Bajram Limani, Kryetar i degës së BDI-së, Kumanovë.

Incidenti i ndodhur një ditë më parë në Kumanovë, la viktimë Xhemail Rexhepin ndërsa të plagosur Shefki Rexhepin dhe Gani Demirin, për të cilët nga Qendra Emergjente në Shkup njoftojnë se janë jashtë rrezikut për jetë. Viktima Xhemail Rexhepi u varros gjatë pasdites. Vrasja e një ditë më parë pasoi fraksionet dhe mosmarrëveshjet për kryesimin e degës së Kumanovës. Xhemail Rexhepi, së bashku me krahun e luftës, kohë më parë në Alsat M kishin kërkuar zgjidhjen e problemit me kryesimin e degës së BDI-së në Kumanovë, e cila për disa muaj kishte mbetur pa kryetar. Qëndrimi i BDI-së në atë kohë ishte respektimi i vendimit të kryesisë qendrore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua