Policia: Në Zveçan po qarkullojnë grupe të armatosura kriminale me rroba të zeza e të maskuar

E publikuar: 29/05/2023 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar derisa protesta në Zveçan është duke vazhduar tutje.

Derisa konfirmohet se në këtë komunë dhe në të tjerat veriore, ka persona të armatosur të grupeve kriminale, transmeton klankosova.tv.

”Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar”.

Në njoftimin e PK-së u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, transmeton klankosova.tv..

”Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.