Një fëmijë 5-vjeç është gjetur i humbur ditën e sotme në qytetin e Durrës nga forcat e policisë.
Për këtë, policia i ka bërë apel prindërve dhe familjarëve të vogëlushit, që të kontaktojnë me autoritetet e rendit, pasi fëmija nuk pranon të flasë.
Edhe pse vogëlushi është marrë në pyetje nga efektivët, ai ka refuzuar të japë informacion për prindërit.
Policia thotë se kjo vjen edhe nga fakti se ai ka pësuar tronditje.
Vogëlushi ka flokë të gjatë në ngjyrë gështenjë ndërsa veshur ka një bluzë të zezë me vija të bardha në krah dhe jakë.
Të personat që e njohin fëmijën në foto mund të kontraktojnë policinë në numrin e telefonit 129. /Sotnews.com/