Policia me kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist

E publikuar: 29/09/2023 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm e ka nisur me një aksion me kontrolle në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit.

Krejt ky aksion po zhvillohet pas zhvillimeve të fundit në fshatin Banjskë.

Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Njoftimi i Policisë:

Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.