
Policia ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Ata janë shpallur në kërkim, dhe për kapjen e tyre organet e rendit po kërkojnë ndihmën e qytetarëve,
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre.”