Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e këtyre dy personave

E publikuar: 26/07/2022 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”.

Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.