Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

E publikuar: 11/12/2023 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje, që ka ndodhur në maj të këtij viti, në Prishtinë.

Policia ka publikuar fotografi të të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim e Policisë.