Policia e Kosovës prezanton të arriturat e vitit 2016

E publikuar: 19/12/2016 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës do të prezantojë sot gjatë ditës të arriturat e këtij institucioni gjatë vitit 2016.

Gjithashtu, do të ndahen edhe medalje dhe letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional.Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës organizon konferencë për media do të në të cilën do të prezantohen të arriturat e Policisë gjatë vitit 2016, si dhe do të ndahen Medalje dhe Letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional”, thuhet në njoftim.