Policia austriake kërkon këta dy shqiptarë të Kosovës që ekzekutuan bashkvendasin e tyre në Tramvaj në Vjenë! (Foto)

25.05.2015 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia austriake kërkon këta dy shqiptarë të Kosovës që ekzekutuan bashkvendasin e tyre në Tramvaj në Vjenë! (Foto)

Austria dhe mediat e kryeqytetit të Vjenës vazhdojnë të jenë të shokuara nga gjakderdhja e shkaktuar të dielen në mbrëmje në këtë shtet. Në raportet që s’kanë të ndalur për këtë vrasje, agjencia e lajmeve APA dhe mediat austriake njoftojnë se pas një gridnjeje mes katër të rinjve shqiptarë- të gjithë nga Kosova, ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur, përfshirë këtu edhe një 19 vjeçare e cila ishte krejtësisht e pafajshme por që aksidentalisht kishte qëlluar afër vendit të ngjarjes.
Policia austriake ka thënë sot në Vjenë se sipas dëshmitarëve e gjithë ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes katër të rinjve, derisa ishin duke udhëtuar në një tramvaj në drejtim të Hütteldorferstraße, ndërsa situata eskaloi në stacionin Johnstrasse të Vjenës.
Sipas informacioneve të policisë njëri nga vëllezërit që ishin së bashku në tramvaje, i lindur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, i cili kishte aplikuar për azil në Austri, gjatë natës së diel rreth orës 20.30 minuta derisa udhëtonin me linjën e tramvajit 49, u fjalos më dy persona të tjerë. “Janë fjalosur në një gjuhë të huaj”, kanë thënë pasagjerët të cilët e kanë përshkruar rastin si fjalosje të rëndë, njofton APA.
Kur tramvaji ndalet në stacionin Johnstrasse, vëllezërit që nuk kishin as adresë vendbanimi, derisa zbresin njëri nga dy burrat tjerë që ishin në tramvaje nxjerr revolen dhe gjuan disa herë. Sipas policisë janë gjetur pesë plumba të kalibrit 9 mm. Plumbat kapen të dy vëllezërit si dhe një femër 19 vjeçare, e cila priste për të hyrë në tramvaje.
Djaloshi 28-vjeçar që ishte më i vjetër se vëllai i tij, kishte marr plagë të rënda dhe ai ndërroj jetë në spitalin e Vjenës derisa iu nënshtrua një operacioni kirurgjik disa orësh.
Vëllai i tij 25 vjeçar, i cili po ashtu është i plagosur, arriti që të mbijetoj nga operacioni, megjithatë gjendja e tij është shumë kritike dhe po mbahet në repartin intensiv të njërit nga spitalet e Vjenës.
Një vajzë 19 vjeçare e cila priste për të hyrë në tramvaj, nga predhat e plumbave mori plagë të papritura. Ajo ishte krejtësisht e pafajshme dhe u godit nga një plumb në këmbë. Pas intervenimit mjekësor, vajza është jashtë rrezikut për jetën. Pas të shtënave të dy burrat të cilët kanë gjuajtur më armë, kanë ikur këmbë dhe deri më tash policia ende nuk ka asnjë gjurmë për ta, madje nuk është gjetur as armë më të cilën ata kanë qëlluar.
Pas kësaj ata kanë ikur ndërsa policia austriake sot ka botuar fotografinë e vëllezërve të bërë në tramvaj pak para se të ndodhte tragjedia dhe të dy këta të merrnin arratinë. Policia austriake ka bërë apel që kushdo që i njeh dorasit të njoftojë në këtë numër telefoni për dorasit: 01/31310-33800 /Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor