Policët serbë të Kosovës presin leje nga Kraleva për uniformat e reja

11.12.2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policët serbë të Kosovës presin leje nga Kraleva për uniformat e reja

Pjesëtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Policisë së Kosovës në veri të vendit, kanë qenë të privilegjuarit e parë që do ta veshin uniformën e re të Policisë së Kosovës. Dizajni i ri i uniformës së Policisë është krejtësisht ndryshe nga ato të vjetrat, dhe përmban stemën e Republikës së Kosovës në kraharor.

Mirëpo, edhe pse këto uniforma të reja janë dorëzuar nga Prishtina para më shumë se një jave në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në veri, ato akoma askush nuk i bartë.

Burime të KosovaPressit nga stacioni i Policisë në Zveçan bëjnë të ditur se vendimi i prerë për mosbartjen e këtyre uniformave me simbole të Republikës së Kosovës është marrë në Kralevë të Serbisë, ku është edhe baza paralele e MUP-it për qarkun e veriut të Mitrovicës.

“Askush nga policët serbë nuk guxon të pajiset me uniforma që përmbajnë simbole të shtetit të Kosovës pa lejen tonë deri në një vendim të ardhshëm, ndërsa ne po shqyrtojmë format dhe mundësitë tjera për një gjë të tillë ”, është urdhër nga Kraleva drejtuar krerëve të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut që është dhënë përmes telefonit para disa ditësh, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve,është e mundur që këto uniforma të reja të aplikohen ditët në vijim, por vetëm pas heqjes së simboleve të Republikës së Kosovës.

I kontaktuar nga KP, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me këtë çështje, duke sugjeruar që të kontaktohen përgjegjësit e policisë në veri.

Në anën tjetër, KP ka provuar për dy ditë të marrë një prononcim nga krerët e Policisë së Kosovës në veri rreth këtij problemi, por pa sukses.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”