“Pogba 99% te Juve”

08.03.2015 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Pogba 99% te Juve”

Agjenti i famshëm i lojtarëve, Mino Raiola, që është edhe përfaqësues i një prej talenteve më të mëdhenj në botë aktualisht, Paul Pogba, thotë se ky i fundit do të qëndrojë 99% te Juventus.

Çmimi i francezit besohet se është të paktën 100 milionë euro, megjithëse biankonerët deri më tani u kanë rezistuar ofertave.

“E kemi bërë një pakt me Juven – Paul nuk ka nevojë që të largohet”, deklaroi Raiola për Tuttosport.

“Kam biseduar me presidentin Agnelli dhe me drejtuesit Nedved, Marotta e Paratici kështu që ata të gjithë u pajtuan. Klubit nuk i duhen paratë”, vazhdoi ai.

“Në këtë moment, Juventusi është ideal për Pogban. Do të largoheshim vetëm nëse do të vinte një situatë që do të ishte e favorshme për të gjitha palët”, theksoi francezi.

“Atë e kërkojnë shtatë klube dhe kjo gjë është e sigurt, sepse këto klube vet më treguan. Klubet që mund ta përballojnë atë janë Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Nëse vetëm do fishkëlleja, do ia shisja menjëherë Pogban Cityt apo PSG-së. Por ai nuk më tha që t’i gjeja një klub të ri”, vazhdoi superagjenti.

“Sa janë mundësitë që të qëndrojë? Sot për sot, 99 për qind. Juve pajtohet me qasjen tonë, e cila është se ata do e shesin Paulin vetëm nëse ai kërkon të largohet dhe ka një ofertë të përshtatshme. Sigurisht, mund të ndodhë 1 përqindëshi, varet nga tregu. Për një vit e gjysmë, Marotta e Paratici kanë punuar në një strategji të tregut nëse duan apo jo ta shesin Pogban”.

Raiola ka zbuluar edhe detaje mbi betejën spanjolle të Realit e Barçës për lojtarin.

“Reali e donte atë para 18 muajsh, por nuk më pëlqente qasja e tyre ndaj meje. Juve kërkonte 50 milionë euro dhe përfaqësuesit e Realit më thanë se është një shumë qesharake. Edhe Ancelotti madje më ka thënë se e adhuron Pogban. Megjithatë, nuk kam pse ta shes. Barcelona mund të jetë një opsion, të shohim se mos do ankohen katalanasit”, zbuloi Raiola.

“E kam këshilluar Pogban që të largohet vetëm nëse një klub e kërkon me çdo kusht atë. Për momentin është më e lehtë të qëndrojë. Juve është skuadra që ka përparësi”.

“Në fakt, nëse Juve e mban atë, atëherë për një vit apo dy mund të marrin akoma më shumë nga ai”, përfundoi francezi./koha.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit