Po nis një lidhje e re në BB Vip? Pasi quajti Fifin “motër”, Graniti i afrohet Semit

E publikuar: 27/10/2021 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi la pas lidhjen e supozuar me Fifin, Graniti duket se po i vardiset tashmë Semit.

Graniti i ka thënë këngëtares se nuk ka patur një figurë atërore në jetën e tij dhe babai i tij është martuar me një tjetër pas ndarjes nga e ëma.

“U martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj”,- u shpreh ish-futbollisti.

“Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit,” tha ai.