Po kryenin riparimet në sahat kullë, punëtorëve për pak centimetra nuk u bie mbi kokë ora gjigante (Video)

E publikuar: 01/12/2018 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur dy punëtorë për një fije floku i shpëtojnë më të keqes, derisa po kryenin riparimet në një sahat kullë.

Me ndihmën e vinçit ata ishin ngritur në sahat kullë për të kryer riparimet, por në një moment litari që mbante orën gjigante që të lidhur mbi kokën e tyre, këputet dhe bie mbi rrethojnë mbrojtëse të kabinës dhe për pak centimetra nuk i godet, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Universitetin Purdue në Indiana të SHBA-ve, ku ora e varur për pak sa nuk u bë mollë sherri që punëtorët ta paguajnë me jetë.

Sipas kompanisë që ka kryer punimet, asnjëri nga punëtorët nuk ka pësuar as lëndimin më të vogël trupor, ndërsa i kanë kërkuar falje menaxhmentit të universitetit për këtë incident. /Telegrafi/