Po akuzohet se iku nga vendi me 169 milionë dollarë, flet presidenti i Afganistanit

E publikuar: 18/08/2021 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i dëbuar afgan, Ashraf Ghani, i cili aktualisht është në ekzil në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ka quajtur “të pa baza” dhe “gënjeshtra’ pretendimet se ai iku nga Kabuli me një shumë të madhe të parave.

Ishte raportuar se ai la kryeqytetin e Afganistanin të dielën me katër makina dhe një helikopter plot me para kesh dhe ishte detyruar t’i linte në rrugë shumë para sepse s’kishte vend për to.

Të mërkurën, ambasadori afgan në Taxhikistan pretendoi se 72-vjeçari u arratis me 169 milionë dollarë nga fondet shtetërore dhe i bëri thirrje policisë ndërkombëtare ta arrestojë atë.

Mohammad Zahir Aghbar pretendon se presidenti “vodhi 169 milionë dollarë nga arka e shtetit” dhe e përshkroi fluturimin e tij si “një tradhti ndaj shtetit dhe kombit”.

Ndërkohë në një transmetim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Ghani tha se ai u detyrua të largohej nga vendi në mënyrë që të parandalonte gjakderdhjen.

Thotë se u largua me këshillën e zyrtarëve qeveritarë.