Platformat online arma kryesore e grupeve ekstremiste

E publikuar: 30/11/2017 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka prezantuar raportin “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015-2020.

Këtu u tha që arma kryesore e grupeve ekstremiste janë platformat online, pasi përmes tyre këto grupe po arrijnë të rekrutojnë individët që tu bashkohen luftërave në Siri dhe Irak.

Në këtë raport janë analizuar rreth 150 profile individuale të personave që kanë bërë propagandë për zonat e konfliktit.

Gjithashtu është bërë e ditur që përveç propagandave në forma të ndryshme për të marrë pjesë në këto luftëra, këta persona bëjnë propagandë edhe për bojkotimin e bashkësive islame në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndërkohë sipas Shpat Balaj qëndrueshmëria e propagandës së ISIS edhe pas humbjes së territorit edhe pas vdekjes së liderëve kryesor.