Plaçkiti 68-vjeçarin, por pasi rrihet e kupton që kishte vjedhur kampionin e kikboksit (Video)

E publikuar: 05/01/2019 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Steven Shepher mund të duket si një shënjestër e lehtë, që ecë duke çaluar shkaku i një lëndimi në këmbë, por i dha një hajni rrahjen që do ta mbajë mend përgjithmonë.

Derisa po dilte nga restoranti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, 68-vjeçarin e goditi dikush me shishe në kokë dhe i kërkoi t’ia jepte telefonin, transmeton Telegrafi.

“Mbeta i hutuar, mendova se ia kam marrë gabimisht dikujt telefonin në lokal. Ai më bërtiste pandërprerë deh më godiste” ka thënë Shepher.

Të pranishmit u munduan ta ndalonin por pa sukses. Kur Shepher e goditi me dorën e djathtë, ai e bllokoi – por, gjoksi i mbeti i pambrojtur.

“Brinjët i kishte të zbuluara, andaj e qëllova mirë dhe ai u rrëzua. I dëgjoja duke kërcitur” ka thënë ai.

Megjithatë, hajni që nuk dinte që ai kishte qenë kampion dhe këtë e mësoi në mënyrën më të vështirë të mundshme, arriti të largohej pa gjurmë.

“Unë jam bërë i famshëm, pasi e munda atë që e kishte mundur dikur Mike Tysonin” ka thënë Shepher, që në kikboks ka fituar pesë tituj kampioni. /Telegrafi/