Pesë të arrestuar për shpëlarje parash

E publikuar: 19/03/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka ndërmarrë operacionin policor në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se disa persona të dyshuar janë duke kryer veprat penale ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe‘shpëlarje e parasë’.

Gjatë operacionit është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar V. N. i lindur më 1973, K. G. ilindur më 1979, B. E, i lindur më 1983, E. C. i lindur më 1967 dhe G. G. i lindur më 1970.

Sipas një komunikate të Policisë, si prova materiale janë sekuestruar 1 revole me 14 fishekë, 6 telefona celularë. Të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim organizonin shkëmbimin e një shume të parave, të raportuara si të vjedhura në shtete tjera.

Të dyshuarit janë arrestuar në një lokacion të Prizrenit, ku fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, kurse me vendimtë prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.