Pesë raste të raportuara të dhunës në familje vetëm gjatë 24-të orëve të fundit

E publikuar: 13/12/2023 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara vijnë nga qytetet e Prishtinës, Pejës dhe Lipjanit.

Raportet policore:

Prishtinë 12.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·Prishtinë 12.12.2023-19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari kosovar e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

· Lipjan,12.12.2023-18:00. Lidhur me rastin e lartcekur në stacion të policisë është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me viktimën kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është inicuar rasti në procedurë të rregullt.

Pejë 12.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

·Pejë,12.12.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.