Personat mbi 40 vjeç duhet të punojmë vetëm 3 ditë në javë, thotë studimi

E publikuar: 11/06/2022 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i fundit i publikuar në “Paper Worker” në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm 3 ditë në javë.

Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.Nga ana tjetër, performanca u ul kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit. Ky studim përfshiu një sërë testesh njohëse.

Ai përfshinte 3 000 burra australianë dhe 3 500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.

Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave.

Arsyeja, pse të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën, nuk është ende e qartë.