Përplasje mes protestuesve dhe policisë te ambasada e Maqedonisë në Prishtinë (Foto)

E publikuar: 03/11/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bllokuar dhjetëra protestues të cilët po tentojnë të shkojnë te ambasada e Maqedonisë në Prishtinë, raporton KTV.

Një përplasje mes policisë dhe protestuesve ka ndodhur afër ambasadës së Hungarisë, rreth 100 larg asaj maqedonase.

Dhjetëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër shqiptimit të dënimit për Rastin Kumanova, raporton KTV. Këta protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” janë nisur drejt objektit të ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

Të enjten gjykata maqedonase dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm.