Në Mitrovicë dje janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë ardhur deri te përleshja mes veti dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull.
“Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: arma e llojit Glok 9 mm me një karikatorë dhe një pushkë gjuetie të cal. 12 mm”, bën të ditur policia.
Raportohet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.