Përleshje në Kiev mes huliganëve të Zorya e Legia Varshavë (Video)

21.08.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përleshje në Kiev mes huliganëve të Zorya e Legia Varshavë (Video)

Policia dhe ushtria ukrainase krijuan një kordon mbresëlënës në Kiev, për të evituar përleshjet e tifozëve lokalë me ata të Legia Varsavia, përpara sfidës së ekipit polak me Zorya Lugansk në Europa League. Disa qindra mbështetës të Legia-s, që njihen si huliganë, u shoqëruan përgjatë rrugëve të kryeqytetit ukrainas, deri në sheshin përpara stadiumit. Por, edhe masat e marra nga autoritetet nuk shërbyen për të evituar incidentet mes dy tifozerive.

Huliganët lokalë, kryesisht të Dynamo Kyiv ishin pozicionuar në disa pjesë të rrugës ku paralakoi kortezhi i tifozëve të Legias. Pavarësisht prezencës së forcave të rendit, ata kishin ngritur prita dhe hodhën sende të forta dhe fishekzjarrë në drejtim të rivalëve. Përleshjet fizike mes dy tifozerive nuk munguan, ndërsa u regjistruan edhe incidente mes forcave të policisë dhe grupimeve të huliganëve vendas dhe miq. Sheshi kryesor i Kievit u shndërruan në fushë beteje, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Incidentet vazhduan edhe pas ndeshjes, ku rreth 60 tifozë të Legias dhe një numër i barabartë nga Dynamo Kyiv i dhanë jetë incidenteve të ashpra pranë një stacioni metroje.

Në përleshje nuk mungoi përdorimi i shkopinjve, karrigeve, shisheve dhe mjeteve pirroteknike. Ndeshja ndërmjet Zorya-s dhe Legia Varsavia u luajt në Kiev për shkak se Lugansku është një prej qyteteve të përfshirë në konfliktin ukrainas.

 

Video Player

00:00
01:10

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)