Përgjigje të zgjuara kur prindërit të pyesin pse nuk martohesh

E publikuar: 21/03/2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ka një gjë për të cilën mund të kesh besim të plotë te prindërit është që do të kujtojnë statusin tënd martesor. Nuk janë vetëm festat nga të cilat duhet të kesh frikë tashmë.

Si të jesh si të mos jesh  duke dalë me ndonjë, prindërit duan të dinë kur do ta vendosni datën. Ndoshta ata nuk e dinë, duke ardhur nga kohëra të tjera, që sot ka shumë më pak persona të përshtatshëm mes të cilëve të zgjedhësh. nuk u mjafton vetëm vogëlushja e dashur, ndoshta as ti nuk ke qenë aq e dashur. Ose ndoshta ata duan të shohin të lumtur dhe të sistemuar.

Prindërit të duan të mirën, sigurisht, por ndonjëherë nuk ka përputhje mes  asaj që duan ata dhe asaj që do ti. Ti je lodhur nga bombardimi me të njëjtën pyetje. Duhet t’u themi, është fiks si kur do të gjesh partner: në çastin që nuk e kërkon, ndodh.

Mami, Babi, ju duam shumë, por nuk e duam këmbënguljen tuaj. Këtu janë 16 përgjigje të zgjuara për t’u thënë kur të pyesin pse nuk je martuar ende.

Sepse askush nuk do të martohet me mua.

Do duan ca ta marrin veten.

Sepse ju të dy më keni dhënë një shembull të keq.

Oooh, kjo është cikë e rëndë. Mos të jetë gjyshja me ju.

Sepse unë mezi vendos çfarë do ha për darkë.  

Po sikur pak para dasmës të kuptosh që ai nuk është I duhuri?

Pse mos të marr një qen

Ata janë besnikë.

Sepse më pëlqen të varem nga ju të dy, jo nga një burrë tjetër.

Ç’e do një burrë kur ke mamin dhe babin?

Sepse unë mezi duroj veten,  jo burrin.

Mezi kontrollon veten, si mund të sillesh në një marrëdhënie?

Sepse e kam mendjen si të rregulloj gjërat në punë, nuk kam kohë për një burrë.

Që të ecësh në karrierë, duhet të përkushtohesh me kohë të plotë.

E kam parë disa herë këtë film dhe nuk është aq interesant.

Shumë martesa përfundojnë me tradhti dhe divorc dhe të martuarit janë penduar.

Sepse më pëlqen të rri vetëm.

Je shumë e kënaqur me veten. Nuk ke ndër mend ta prish këtë marrëdhënie për një burrë.

Sepse ata të mirët kanë mbaruar.

Nuk ka problem. Do presësh.

Nuk është që nuk po përpiqem.

Ata do preken.

Sepse jam shumë e zënë duke jetuar, nuk kam kohë të planifikoj.

Të organizosh një dasmë është si të nisësh një punë të dytë dhe tani ke shumë gjëra të tjera për t’u marrë.

Sepse burri perfekt sipas meje dhe jush ekziston vetëm në librat.

Askush nuk do udhëtonte natën në shi për të të parë, po të dinte që do flinte atë natë me ty, po.

Sepse pastaj ju do pyesni kur do bëhesh me fëmijë.

Kjo dihet.