Përgjigja qesharake e kandidatit të PDK-së, kur pyetet rreth dënimit për vjedhje votash

E publikuar: 12/10/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kaluar gjashtë muaj burg për vjedhje votash, por nuk e sheh aspak problem, madje edhe i duket shumë normale që të kandidojë për kryetar të Komunës së Hani Elezit.

Florim Shkreta nga PDK, i cili është dënuar për mashtrim me vota, me shumë qetësi flet kur pyetet se a kishte vjedhur vota në komunën ku tash konkurron për ta marrë në udhëheqje.

“Çka ka të keqe pse kandidojë”, përgjigjet Shkreta, kur pyetet nga Jeta Xharra se çfarë shembulli po u jep qytetarëve një person i cili ka bërë mashtrime me votën e tyre dhe tash ua kërkon besimin për Kryetar Komune.

Në DebatPernime, për zgjedhjet lokale të 2017-ës, Shkreta zgjedh edhe të ironizojë, e të luaj rolin e një të pafajshmi, për qëndrimin e tij në burg për gjashtë muaj.

“ Allahile qysh ish me shku në burg, a ish mirë”, ia bën pyetjen gazetarja e këtij debati, teksa merr një përgjigje qesharake.

“Shumë mirë, jam i knaqt shumë a, se me të vërtetë njeri ka nevojë kaniherë edhe në burg më shku”, përgjigjet kandidati i PDK-së për Han të Elezit.

Por pavarësisht kësaj, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk i shkoi kërkesa në vend të duhur kur bëri decertifkimin e atyre kandidatëve me të dënuar për vepër penale. Kjo e fundit u detyrua që t’i kthejë në garë të gjithë ata që u larguan, pas një vendimi që mori Gjykata Supreme.

Por këtë veprim, nuk e mirëpritën as ambasadoërët e huaj në Kosovë. Ambasada e Amerikës në Kosovë është shprehur e pakënaqur që Gjykata Supreme riktheu në garë kandidatët që i përjashtoi KQZ-ja.

Kjo ambasadë, shtoi se u vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale.

“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhej në deklaratën e tyre.

Sidoqoftë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje komunale më 22 tetor, derisa sot, është dita e 22 e fushatës zgjedhore ku kandidatët po vazhdojnë të premtojnë ndryshime në komuna./GazetaExpress/