Përçahet Milani, “senatorët” dalin kundër të rinjve

16.03.2016 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Falë 9 rezultateve pozitive radhazi, të besuarit e Sinisha Mihajloviçit u futën në valle për një vend në Ligën e Kampionëve, mirëpo rrugëtimi i “Djallit” u ndërpre kundër Sasuolos, një humbje e rëndë, e cila u pasua edhe nga barazimi kundër Kievos.

Një pikë në dy takime ka mjaftuar për të shkatërruar gjithçka. Mirëpo rezultatet negative nuk janë problemi i vetëm në shtëpinë kuqezi. Sipas të përditshmes italiane “La Reppublica”, barazimi kundër Kievos ka sjellë edhe një përçarje brenda grupit.

Baloteli është parë teksa qesh dhe bën humor në përfundim të pjesës së parë në “Bentegodi”, asgjë për t’u çuditur, por sjellja e lojtarit tregon se është indiferent për rezultatin e ekipit, ndërkohë që tifozët janë të dëshpëruar për barazimin kundër veronezëve.

Sakaq, Abate vjell vrer në përfundim të ndeshjes me qëllimin për të shkundur ekipin në mungesë të Mihajloviçit, i cili ishte i skualifikuar. Humori i keq në kampin kuqezi lexohet lehtësisht edhe te deklarata e “veteranit” të portës, Kristian Abiati, i cili nuk e kafshoi gjuhën teksa kritikoi hapur të rinjtë, të cilët sipas tij nuk përkushtohen aq sa duhen dhe shpeshherë tregohen arrogantë ndaj trajnerit.

“Nuk dua të përmend emra, por jam shumë i mërzitur që ka shokë ekipi që u përgjigjen negativisht këshillave në lojë, sepse i shohin këshillat vetëm si bezdisje”. Nga ana tjetër, edhe Mihajloviç tashmë duket i dorëzuar.

Deklarata e serbit në përfundim të ndeshjes kundër Kievos: “Nuk mund të bëj dot më shumë me këtë skuadër”, tingëllon si dorëzim. Shpërthimi i trajnerit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit. Administratori kuqezi, Adriano Galiani, flitet se ka kërkuar menjëherë një sqarim nga 46-vjeçari.

Rendimenti- Dy takimet e fundit kanë “zhveshur” Milanin. Loja e kuqezinjve është e ngadaltë dhe mungojnë idetë. Problemet më të mëdha vijnë nga reparti i sulmit. Karlos Baka sërish nuk arriti të gjente rrugën e golit, tashmë ka katër ndeshje që nuk shënon.

Zakonisht ka qenë një nga kontribuuesit më të besueshëm, duke shënuar 13 gola në kampionat dhe dy të tjerë në Kupën e Italisë. Goli i tij i fundit është shënuar në 14 shkurt kundër Xhenoas. Më shqetësues është fakti se ish-sulmuesi i Sevijës nuk ka arritur të godasë portën as edhe një herë në tri ndeshjet e fundit. Ndërsa me vetëm një fjalë “jashtë forme” mund të përmblidhet diskutimi për shokët e tij të repartit, Menez, Boateng, Baloteli dhe Luiz Adriano.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)