Për ta vizituar gruan në spital, 99-vjeçari ecën për çdo ditë nga dhjetë kilometra në këmbë (Video)

E publikuar: 03/09/2018 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lyther Young e viziton bashkëshorten Waverlee të shtrirë në një spital në Rochester të Nju Jorkut, për çdo ditë në shi ose diell të fortë.

Veterani i Luftës së Vietnamit, ecë për çdo ditë nga dhjetë kilometra, që nga viti 2009 kur ajo u shtri në spital, si pasojë e tumorit në tru, transmeton Telegrafi.

Prej atëherë ajo është paralizuar, andaj duhet të shtrihej shpesh edhe nga disa muaj, derisa humbi ndjenjat dhe nuk i ngrit më.

“Pa gruan time, nuk jam asgjë. Ajo është filxhani im i çajit, më i miri që e kam shijuar” ka thënë Young, në një intervistë për CBS.

Ecjen ai e bën me shumë dëshirë dhe refuzon të pret autobusin, pasi dëshiron që sa më parë ta takojë gruan me të cilën është i martuar për 55 vjet. Madje, nganjëherë vrapon, sepse nuk durohet.

Të gjithë këtë, e e kryen për të dëshmuar sa i fort dhe vital është, por që të takojë dashurinë e jetës së tij, e cila ishte shumë e përkushtuar për të dhe familjen. /Telegrafi/