Djali i Agim Ramadanit i reagon Fatos Gecit: Kërkimi i burgimit të përjetshëm për ata që kanë luftu për vend, është mungesë klase dhe dinjiteti

E publikuar: 21/04/2026 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i heroit Agim Ramadanit, Jeton Ramadani ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze që deputeti i Guxo-s, Fatos Geci e ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës, nga ku ka kërkuar dënim të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ramadani përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kjo nuk është lidership por degradim, shkruan lajmi.net.

“Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje”, ka shkruar Ramadani.

Ai derisa e ka quajtur analfabet Gecin, ka thënë se heshtja e tij do të kishte peshë më shumë se fjalët e tij.

“Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë!”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: